Interi dhe Napoli janë vënë në kërkim të mesfushorit italian Nicolo Barella. Paraqitjet e mesfushorit të Cagliarit kanë bërë që shumë skuadra të kërkojnë shërbimet e tij. Dy gjigantët e Seria A dëshirojnë të afrojnë në skuadër lojtarin, por çmimi i vendosur nga skuadra e tij është 50 milionë euro. Barella shihet si një nga lojtarët më premtues të Kombëtares italine dhe siç raporton Gazetta dello Sport, trajneri i Napolit Ancelotti është një tifoz i madh i tij dhe e dëshiron lojtarin më çdo kusht në Napoli.
Drejtuesit e klubit napoletan po mendojnë të ndërojnë një ekipin për të ardhmen dhe mesfushori i Cagliarit shihet si një përforcim ideal. Jo vetëm Napoli, por edhe Interi është vënë në ndjekje të lojtarit, por shuma e lartë e kërkuar nga drejtuesit e klubit italian kanë bërë që Interi të frenohet disi për shkak të Fair Play”. Zikaltrit e dëshirojnë lojtarin gjatë merkatos së verës, ndërsa Napoli kërkon ta transferojë që në merkaton e janarit.