Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha nuk po kalon një formë të mirë te skuadra e Atalantës. Gardiani kuqezi ka humbur vendin e titullarit dhe në vendin e tij aktivizohet i riu Piero Goulin . Berisha është aktivizuar titullar në disa ndeshje dhe ka bërë ndeshje pozitive si ajo ndaj Bolognës në fundjavë. Portieri shqiptar ishte një nga më të mirët për ekipin e tij në fushën e lojës.
Rotacioni në portën e Atalantës do të vazhdojë për faktin se drejtuesit dëshirojnë ti japin hapësira dhe talentin Goulini. Në një sondazh të bërë nga tifozët bergamask kanë zgjedhur të preferuarin e tyre. Etrit Berisha ka marrë 56% të votave për të qënë titullar në ndeshjen e radhës që do të luhet ndaj Interit në fundjavë.