Lewis Hamilton nuk shpërdoron gabimet kundërshtarëve dhe fiton garën e Gjermanisë në Hockenheim. Britaniku realizoi një garë të çmendur në kushte të rënduara atmosferike duke ardhur nga vendi i 14-të. Ai i kaloi pari finishin përpara dyshes finlandeze Valteri Bottas dhe Kimi Raikkonen. Strategjia e skuadrës angleze rezultoi e suksesshme ndaj rivalëve italianë.
Sebastian Vettel i Ferrarit doli nga pista duke mos arritur të ruante vendin e parë të fituar në provat zyrtare të djeshme. Fitorja e sotme e 32-vjeçarit të Mercedes i kalon automatikisht në vendin e parë në renditjen për pilotë me 188 pikë, 17 më shumë se gjermani i Ferrarit Vettel. Triumfi në Gjermani është i katërti në sezon për kampionin në fuqi Hamilton dhe e 66-ta në karrierë.
Kjo ishte gara e 11-të e sezonit. Ndalesa e radhës është Hungaria javën e ardhshme.