Galatasaray ka fituar medaljen e bronzit në Kampionatin Europian të klubeve. Për këtë sukses të klubit turk kanë kontribuuar dy xhudistet nga Kosova, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, të cilat janë huazur te gjiganti turk nga Iponi i Pejës.
Kujtojmë që kjo është hera e katërt që Kelmendi dhe Nora e përfaqësojnë Galatasarayn, teksa më parë me ndihmën e tyre Galatasaray është shpallur kampion Europe.