Gjyqtari i FIFA-s skandal në Pogradec, gafë teknike, jep dy të verdhë dhe nuk nxjerr të kuqin
Gjyqtari Andi Koçi ka bërë një gabim teknik shumë të rëndë në ndeshjen e luajtur sot në Pogradec për Kategorinë e Parë mes Apolonisë dhe Pogradecit.
Arbitri durrsak akordoi dy kartonë të verdhë për Mehmetin e Apolonisë gjatë ndeshjes, por nuk akordoi kartonin e kuq për futbollistin.
Fierakët fituan takimin 1-0 kundër Pogradecit, por gabimi i gjyqtarit Andi Koçi konsiderohet si teknik, pikërisht në sfidën e tij të parë si arbitër i FIFA-s. Vetëm pak ditë më parë, gjyqtari i Kolegjiumit të Durrësit mori titullin “ndërkombëtar” nga ana e FIFA-s.