Kristian Benteke e ka nisur me një gafë të vogël, por jo të parëndësishme, aventurën e tij te Kristal Palas. Sulmuesi la Liverpulin pak ditë më parë për një shifër rekord 45 milionë euro, ndërsa sot ka firmosur me klubin e tij të ri.
Por, pak çaste pasi u zyrtarizua si lojtari i Kristal Palas, Benteke postoi në Twitter se ishte shumë i lumtur që do të luante për Bërnlei, duke ngatërruar emrin e skuadrës së tij me të një ekipi tjetër. Pak minuta më pas ai korrigjoi postimin duke shkruar:
Ups! Faji im. Kam firmosur për Kristal Palas dhe jo për Bërnlei. Kërkoj ndjesë për këtë gabim të vogël, por personi që administron profilin tim të Twitter-it bëri lëmsh gjithçka”.
Postimi ku Benteke ngatërronte klubin për të cilin kishte firmosur
Postimi ku Benteke kërkonte ndjesë për ngatërresën