Fushë Kosova s’është dënuar me 9 pikë. Federata e Futbollit të Kosovës raportoi se ka qenë një gabim teknik në lidhje me ekipin në fjalë. Dënimi është me vetëm 6 pikë dhe jo. Me 28 pikë ajo ndodhet në vendin e fundit, por matematika e mban në lojë për të mbijetuar. Megjithatë gjithçka do të varet nga ndeshjet që luhen sot.
Kujtojmë që Fushë Kosova u dënua për shkak të aktivizimit të qëllimshëm të një lojtari i cili nuk ishte në protokoll për sfidën e Drenasit, duke humbur takimin në tavolinë me rezultatin 3-0. Por, krahas rezultatit në tavolinë, Komisioni i Disiplinës e dënoi edhe duke i hequr 6 pikë.