Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë interesante, si në luftën për titull, ashtu edhe për mbijetësen. Kjo ka bërë që të shtohen edh polemikat, sidomos për arbitrimin. I ftuar në Skaner në MCN TV është Armando Duka, numri një i FSHF-së. Ai flet për shumë tema që i takojnë futbollit në vendin tonë, duke sqaruar gjithçka. Kreu i Federatës Shqiptare shprehet i lumtur që ka rivalitet, me garën për titull që i takon 5 ekipeve.
“Nuk di të thëm nëse është sezoni më i bukur, por ka shumë garë. Në krye është e vështirë të dallosh se kush nga pesë skuadrat do ta fitojë. Sa i përket cilësisë sportive nuk mendoj se është më e mira për disa arsye. COVID-i, mungesa e tifozëve apo edhe detaje të tjera. Gara është e fortë.
Direkt jam simpatizant i Vllaznisë. Kam qenë para se të jem në Federatën Shqiptare të Futbollit. Më pëlqen që Teuta është në krye, por të pesë skuadrat e meritojnë këtë pozicion.Është një element shumë i rëndësishëm që i mungojn futbollit, tifozët, jo vetëm për kënaqësi, por edhe për kualoitetin e lojës. Lojtarët janë të motivuar në një stadium plot.
Pasaportat- Nuk më pëlqen të diskutoj për pasaportat sepse nuk është çështje sportive. Nuk është normale, ashtu siç nuk e di a ishte normale ndoshta që ekipi të pajisej me pasaporta diplomatike në 2016. Ai ka qenë një gjest diplomatik, për t’iu thënë atyre që ju jeni ambasadorët më të mirë. Se si do vijojnë ambasadorët tonë pa pasaporta nuk e di
Arbitrat– Kjo është një diskutim i hershëm që nuk ka filluar sot dhe nuk mbaron sot. Kjo është loja e gabimeve. Dikush mund të jetë kritik pasi thotë së është shkencë ekzakte. Niveli i gjykimit duhet t’i përgjigjet nivelit të lojës. Nëse i marrim të gjitha ekipet, të gjithë thonë që jemi penalizuar.
Nëse unë nuk e di kush është e favorizuar, nuk mendoj se niveli i gjykimit është nën nivelin e lojës. Me këdo që do flasësh apo pyesësh nuk do nxirrte Apoloninë të parën. Ne bëjmë maksimumin në përgatitjen e tyre. Është një njeri që komandon shumë njerëz. Nëse do agresohet, nuk do ketë qetësinë e duhur. Nuk janë të gjithë njësoj. Edhe arbitrat që gjykojnë kudo, ka më të mirë, e më të këqinj. Kam dëgjuar në Laçi-Teuta dhe kam dëgjuar dikë nga durrsakët që bërtiste. Më vonë u kuptua që nuk ishte penallti dhe gabimi ishte i arbitrit që nuk ndëshkoi lojtarin” – tha ai.