Është mbyllur në barazim 1-1 derbi mes Tiranës B dhe Partizanit B. Ndeshja e zhvilluar në kompleksin “Skënder Halili” ka dhuruar spektakël, megjithatë nuk ka pasur fitues. Në radhët e bardhebluve janë aktivizuar edhe lojtarë të ekipit të parë. Bëhet fjalë për portierin Pano Qirko që s’ka qenë aspak në ditën e tij më të mirë.
Disa gabime radhazi kanë rrezikuar jo pak katërkëndëshin bardheblu. Gjithashtu në fushë ka qenë edhe Edon Hasani së bashku me sulmuesin Mario Morina. Pritej shumë nga ata, por treguan se ende s’janë në kondicionin e duhur fizik. Për shkodranin dhe lojtarin kryeqytetas ishte një “sprovë” para derbit të së premtes, teksa Tirana përplas brirët me Partizanin në “Air Albania Stadium”.