Guri Hana, lojtar i 2 korrikut, ekip në ligat inferiore të Kosovës, është provuar nga Lazio, tek ekipi i të rinjve. Futbollisti nuk ka arritur dot të bëjë diferencën, në këtë klub dhe kështu nuk ka arritur të marrë, një përgjigje pozitive.
Ishte vet i ati i futbollistit i cili e ka konfirmuar këtë fakt. Ai ka thënë: “Sot na erdhi përgjigja nga Lacio për Gurin, ishte negative. Për tu pranuar në një ekip të tillë, duhet të bësh dallimin me të tjerët. Guri ishte mirë në prova, mirëpo nuk ka qenë më i mirë se ata që ndodheshin aktualisht. Me respektin më të madh falenderoj Igli Taren, që na mundësoi provën”.