Mërgim Mavraj është një praktikant i fesë myslimane dhe një nga personazhet më popullore në Kombëtare. Zhurma për frikën nga ekstremistët mysliman dhe nga aktet terroriste ka qenë prezente si në mediat izraelite po ashtu dhe në ato shqiptare.
Mërgim Mavraj duket se është bezdisur nga të gjithë këto histori dhe kjo e ka nxitur për të bërë një postim në rrjetet sociale.
“Mirësevini në Shqipëri, në vendin e tolerancës e harmonisë fetare.
Ne nuk kemi nevojë për siguri të teprume kur dalim nga shtëpia”
Ky ka qenë postimi i bërë nga Mavraj që në këtë mënyrë i ka uruar mirëseardhjen izraelitëve dhe ka kërkuar më pak masa sigurie për një vënd ku gjithçka shkon më së miri.