Nijaz Lena ka folur pas ndeshjes Partizani – Kukësi. Mesfushori i verilindorëve deklaroi:
“Unë mendoj që pas atij kampionati që meritoja në vitin 2011 të dilja kampion me Flamurtarin, mendoj që ky është viti më i mirë për të fituar trofeun me Kukësin.
Në vitin 2011, ishte një Kupë që po të ishte e vërtetë e ka merituar Flamurtari. Shkëmbi e di mirë këtë gjë. Kemi shumë ndeshje para, e rëndësishme është të mos humbasim asnjë ndeshje me rivalët direkt.
Tani kemi 3 sfida në shtëpi dhe besoj që këtë e mbyllim ne si kampion”, përfundoi Nijaz Lena në mikrofonin e Supersport.