Armando Sadiku zgjodhi të lërë La Ligan në Spanjë duke u transferuar te Erzurumspor në Turqi. Elbasanasi I Kombëtares prej javësh vuante një dëmtim që e mbajti gjatë jashtë fushe, ndërsa ka marrë minuta në miqësoren që klubi I tij fitoi me Trabzonspor.
Sulmuesi që mban edhe pasaportën bullgare, në sezonin e shkuar vuajti një lëndim. Sadiku ishte një nga pikat kyçe të Malagas në Ligën e dytë spanjolle, duke ia dalë që të shpëtojë klubin ku ishte huazuar. Sulmuesi që u bë I njohur me Gramozin në Superligë, ka shënuar 12 gola në 38 takime me kuqezinjtë.