Kukësi ka zhvilluar seancën e radhës të planifikuar nga stafi teknik në kuadër të finales së mërkurës kundër Skënderbeut. Lojtarët duken tejet të motivuar, teksa ndodhen të ulur përpara trajnerit Ernest Gjoka, i cili i jep udhëzime skuadrës së tij për finalen e Superkupës së Shqipërisë.
Kukësi do të luajë ditën e mërkurë në orën 20:00 kundër Skënderbeut, finalen e shumëpritur për Superkupën e Shqipërisë në stadiumin “Selman Stërmasi”.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.