Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-lojtari i Luftëtarit, Bashkim Gaxhaj. Ish-mesfushori vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh dhe në moshën 37-vjeçare ka humbur jetën.
Gaxhaj ishte pjesë e Luftëtarit në vitet 2000-2013. Një lajm i hidhur për të gjithë sportdashësit gjirokastrit, por edhe opinioni sportiv në vend.
Të gjithë bashkëlojtarët ndër vite, por edhe tifozëria gjirokastrite ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Bashkim Gaxhaj.