Futbolli shqiptar me parametra EUROPIANË, FSHF-ja mblidhet kokë më kokë me klubet e SUPERIORES

Sektori i Licensimit në Federatën Shqiptare të Futbollit zhvilloi mbledhjen e radhës me klubet e Kategorisë Superiore për procesin e licensimit të klubeve për sezonin e ardhshëm 2019/2020.

Takimi i sotëm kishte në fokus njoftimin, udhëzimin dhe trajnimin e klubeve për plotësimin e kritereve të ndryshme ligjore, administrative, infrastrukturore dhe financiare sipas parametrave të vendosur nga UEFA.

Vetë FSHF-ja ka dhënë informacionin e plotë se si do të vijohet me procesin e rëndësishëm të arritjes së stardateve europiane të futbollit shqiptar.

“Licensimet, FSHF organizon workshop me klubet

U zhvillua sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit Workshop-i me klubet kandidate për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s për sezonin 2019-2020.

Ky workshop organizohej nga sektori Lincensimeve në FSHF për të trajnuar dhe orientuar klubet mbi hapat që duhet të ndjekin për këtë proces në lidhje me pesë kriteret e përcaktuara nga UEFA, duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ dhe ligjor që duhet të përmbyllen deri më 28 Shkurt 2019. Kriteri financiar, që është edhe pika më e rëndësishme në dhënien e lincensës, duhet të përfundojë brenda datës 31 Mars 2019.

Drejtuesi i sektorit të Licensimeve Eduard Gjini informoi klubet në lidhje me risitë e këtij procesi për sezonin e ardhshëm futbollistik dhe ju bëri me dije se sektori i Licensimeve do të zhvilloj takime dypalëshe me të gjithë klubet kandidate për të parë situatën e tyre dhe për ti asistuar sëbashku me ekspertët në plotësimin e dokumentacionit të kërkua”.

Lidhura

Next Post

Shkarko Aplikacionin

Shkarko Aplikacionin













NDESHJET E RADHËS

KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.