Federata Shqiptare e Futbollit shtyu javën e 14 të Superligës Shqiptare, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Me të drejtë, FSHF ka marrë këtë vendim duke qenë se situata ishte e rëndë dhe nuk bëhej fjalë për t’u luajtur në fushë.
FSHF ka zbardhur axhendën e javës së 14, me kampionatin që do të rikthehet në datën 7 dhe 8 dhjetor. Kjo javë do të zhvillohet në dy ditë, përkatësiht të shtunë dhe të diel. Dy ndeshje do të zhvillohen në orën 16:30 ndërsa tre të tjerat në 13:30.
Më poshtë axhenda e plotë e javës së 14:
E shtunë 07/12/2019
Luftëtari – Vllaznia 13:30
Bylis – Partizani 13:30
Tirana – Kukësi 16:30
E diel 08/12/2019
Laçi – Flamurtari 13:30
Teuta – Skënderbeu 16:30