Vllaznia është një nga klubet më pak të prekur nga kriza e pandemisë së Covid-19. Shkodranët janë në varësi të Bashkisë dhe lojtarët paguhen nga taksat e qytetarëve. Në lidhje me “Fan Zone”, ka folur dhe administratori i Vllaznisë, Suad Lici i cili u shpreh:
“Ne funksionojmë si klub privat dhe jemi me nipt njësoj si klub privat. Është e vërtetë që buxheti është aprovuar që në janar, por nuk ka kaluar ende dhe një pjesë e adminstratës është pa u paguar prej 4 muajsh. Unë do të thoja që në pozicionin tonë është edhe më vështirë pasi ne financohemi nga takset e qytetarëve.
Ne të gjitha kontratat me lojtarët kemi kontratë deri më 31 maj, prandaj kërkojmë që shteti të na ndihmoj dhe do të shtym të gjitha kontratat e të gjitha bizneset janë mbyllura.
Nuk kemi diskutuar me futbollistët, presim të na ndihmojë shteti. Sportisti e merr kontratën dhe e çon në UEFA. Janë kosto pafund. Vllaznia është i vetmi ekip që është formalizuar 100%. Çdo pagë e ka deklaruar në mënyrë të saktë. Unë flas gjithmonë për klubin Vllaznia.
Nesë ne shteti nuk na ndihmon është një kosto shtesë dhe do t’i kërkojmë fond shtesë Bashkisë. Nesë do të behen ndeshje pa spektator, ku do dalin të ardhurat. Shteti siç po ndihmon çdo biznes, edhe futbolli është biznes. Nuk mund ta lesh pa asnjë ndihmë. Duhet parë me përparësi”, u shpreh Lici.