Sot do të luhet java e 11-të e Superiores. Dy ndeshje janë përcaktuar të luhen në orën 14:00, ndërsa dy të tjera në orën 17:00.
Skënderbeu do të presë në shtëpi Korabin, ku do të tentojë të ruajë ecurinë pozitive në mënyrë që të kapë sërish vendin e parë. Kjo sfidë është përcaktuar të luhet në orën 14:00 në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës. Po në këtë orë do të luhet tjetër takim i vlefshëm për javën e 11-të të Superiores, ku Flamurtari do të luajë në transfertë ndaj Luftëtarit në stadiumin “Gjirokastra”.
Ndërsa në orën 17:00 janë vendosur të luhen ndeshjet ndërmjet Tirana-Laçi në “Selman Stermasi” dhe Vllaznia-Partizani në “Loro Boriçi”.