Në bazë të paraqitjeve të lojtarëve me skuadrat e tyre në Superligë pas fundit të fazës së parë të kampionatit, newsport.al ka bërë edhe një përmbledhje të lojtarëve që nuk kanë qenë në pritshmëritë e tyre me skuadrat ku aktivizohen.
Në 11-shen më të dobët të kësaj faze të parë nuk mungojnë as emra të njohur të futbollit shqiptar, mes tyre edhe Kristi Vangjeli, i cili pas largimit një mujor nga Skënderbeu në verë dhe rikthimit të tij te korçarët, ka qenë shumë larg formës së sezonit të shkuar me kampionët në fuqi.
Bushiç dhe Plaku, nga të cilët pritej më shumë respektivisht te Flamurtari dhe Korabi nuk kanë mundur të bëjnë shumë për të ndihmuar me gola dy skuadrat që rrezikojnë rënien nga Superliga.
Formacioni më i dobët i fazës së parë
Moduli 4-4-2
Vujadinoviç
Vangjeli Pashaj Veliu Shala
Musta Orelesi Veliaj Fukui
Bushiç Plaku
Trajner: Artan Mërgjyshi/ NEWSPORT.AL