Mbyllet me një fund të lumtur historia lidhur me Aparecida Schunck, vjehrra e pronarit të Formula 1 Bernie Ecclestone e rrëmbyer nëntë ditë më parë. Ajo u lirua në orët e fundit nga policia braziliane. Sipas burimeve të njëjta, Ecclestone nuk do të paguajë asnjë shpërblim, ndërsa zyrtarët kanë arrestuar dy rrëmbyesit e dyshuar.
Gruaja 67-vjeçare u rrëmbye më 22 korrik në lagjen Interlagos, në periferi të Sao Paulo. Aparecida Schunck është nëna e Fabiana Flosi, gruaja e tretë e Ecclestone. Rrëmbyesit kishin kërkuar një shpërblim prej 120 milionë reais, rreth 35 milionë euro. Në fund, për fat të mirë, çdo gjë shkoi në mënyrë të drejtë, historia është vetëm një trembje.