Superliga po i drejtohet fundit të sezonit 2016-2017 dhe lufta për titull kampion, për Kupat e Europës dhe mbijetesën është më e fortë se në asnjë moment tjetër.
Por, për të shmangur aleancat e mundshme mes skuadrave që mund të mos kenë më objektiva në javët e fundit, FSHF ka menduar që ndeshjet e javës së parafundit dhe të fundit të Superligës të luhen në një orar.
Kështu, ndeshjet e dy javëve të fundit të kampionatit do të luhen të gjitha në orën 17:00.