FSHF pritet të ndryshojë rregullin për penalizimin e kartonëve të verdhë.
Në Superligë mbetet ende në fuqi rregulli se një futbollist penalizohet duke u skualifikuar me një ndeshje pas tre kartonëve të verdhë, ndërsa me ndryshimet e mundshme, numri i lejuar i kartonëve mund të shkojë në 5 të tillë.
Kjo ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e klubeve të Superligës dhe pritet që vendimi për ndryshimin e rregullit të vijë pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv.