Kombëtarja shqiptare do të luajë të martën ndeshjen miqësore ndaj Uellsit në “Elbasanë Arena” pas humbej ndaj Skocisë në “Natioanl League”. FSHF ka bërë publike dhe çmimet e biletave për këtë takim, ku zakonishtë janë të larta për një ndeshje miqësore. Për të parë këtë ndeshje në tribunën A dhe B çmimi i një bilete varion nga 20 mijë deri në 40 mijë lekë të vjetra. Për mos folur pastaj për tribunën VIP ku një biletë kushton 60 mijë lekë të vjetra.
Më të lira janë biletat në sektoret e tribunës C ku çmimet janë nga 3 mijë deri në 5 mije lekë të vjetra. Humbja ndaj skocezve la një shije të hidhur te tifoz dhe mbushja e stadiumit duket shumë e vështirë duke parë dhe çmimet e biletave. Nuk është çudi që “ligjin” në stadium mund ta bëjë tifozeria mike pasi deri më tani kanë porositur rreth 2 mijë bileta cka do të bënte që për herë të parë të ndihemi në transfertë edhe pse luajmë në shtëpinë tonë.