Kategoria Superiore nuk do të luhet ditën e shtunë siç ishte programuar. FSHF-ja me anë të një njoftimi në faqen zyrtare njofton se Superliga shtyhet me një ditë më pas. Gjitashtu do të shtyhet edhe java e 36-të me një ditë më pas. Kështu të gjitha ndeshjet do të luhen ditën e dielë, ndërsa java e 36-të do të luhet ditën e enjte.
Postimi i FSHF-së
Ndryshon kalendari i Kategorisë Superiore
Sektori i Garave në FSHF dëshiron t’ju informojë se java e 35-të e Kategorisë Superiore e planifikuar për tu zhvilluar e gjitha ditën e shtunë, do të zhvillohet ditën e dielë, datë 26 Maj. Në të njëjtën kohë është spostuar për një ditë dhe java e 36-të, e cila do të luhet ditën e enjte, datë 30 Maj