Klubet që marrin pjesë në Kategorinë e Dytë të kampionatit shqiptar nuk do të kenë mundësi të federojnë lojtarë të huaj. Kjo bëhet me qëllim që të promovohen futbollistët vendas, duke vendosur në këtë mënyrë barrierë për lojtarët e huaj. Por ky ndryshim bën që FSHF-ja ti mbyllë derën edhe ekipeve të Superiores, duke qenë se shpesh herë ndiqej politika e federimit të lojtarëve nëpër ekipet B të tyre, që militojnë në Kategorinë e Dytë. Mund të përmendim rastin e Partizanit sezonin e kaluar, ku në merkaton e dimrit federoi Robles Rocha te Partizani B, dhe më pas e mori në skuadrën e parë në Superiore.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.