Skënderbeu do të luajë ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Luftëtarit. Skuadra korçare vjen pas humbjes në Shkodër kundër Vllaznisë dhe kërkon të rikthehet te fitorja. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja është kualifikuar në raundin e dytë në Kupë dhe tashmë vëmendja përqendrohet në kampionat.
Ky takim do të luhet ditën e shtunë, ndërsa orari I ndeshjes ka ndryshuar dhe nuk do të luhet në orën 14:00 siç ishte planifikuar. Është vetë klubi I Skënderbeut që ka bërë të ditur se sfida do të luhet në orën 17:00 duke bërë kështu që të ndizen prozhektorët e stadiumit. Pas ndryshimet të sfidës së Kukësit ndaj Vllaznisë, tashmë një tjetër ndeshje do të luhet me drita.