Ditën e mërkurë, në orën 13:30 do të luhet ndeshja mes Kukësit dhe Apolonisë, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.
Në lidhje me këtë sfidë, presidenti i verilindorëve, Safet Gjici ka bërë një kërkesë në Federatën Shqiptare të Futbollit, që sfida të luhej në stadiumin Zeqir Ymeri, por institucioni më i lartë i futbollit në vend nuk e ka pranuar diçka të tillë, duke thënë se ky impiant nuk i plotëson kushtet për të luajtur një ndeshje futbolli.
Në këto rrethana, ndeshja do të luhet në kompleksin sportiv “Internazional” Pezë-Helmes, njoftojnë nënkampionët e vendit me anë të një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.
Kujtojmë që ndeshja e parë në Fier, mes Apolonisë dhe Kukësit ka përfunduar me rezultatin 2-1 dhe tashmë skuadra e drejtuar nga Armando Cungu ka detyrë që ta kthejë ndeshjen dhe të kualifikohet më tutje, duke synuar edhe fitimin e trofeut.