Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur të ndryshojë axhendën për javën e 34-të të Superiores. Ishin programuar që të gjitha sfidat të zhvilloheshin në orën 17:00. Por, tashmë është marrë vendimi i ri me gjithë përballjet që zhvendosen në orën 16:00.
Shkak për këtë janë bërë kushtet klimaterike ku pritet që të dielën të ketë rreshje shiu në të gjithë Shqipërinë. Një gjë e tillë do të krijonte më pak dritë artificiale duke ia bërë të pamundur lojtarëve zhvillimin e takimit.
Gjithashtu jo të gjithë stadiumet në vendin tonë janë të pajisur me prozhektorë për të mundësuar zhvillimin e ndeshjeve të futbollit edhe në orët e mbrëmjes.
E DIELË, Data 21/05/2023
16:00| BYLIS – KUKËSI
16:00| EGNATIA – ERZENI
16:00| LAÇI – TIRANA
16:00| PARTIZANI – VLLAZNIA
16:00| TEUTA – KASTRIOTI