FSHF ka programuar ditën e shtunë që në orën 17:00 të luhet takimi Flamurtari-Luftëtari, e vlefshme për javën e 4 të Superligës. Fusha e Vlorës ka patur përmirësim në ditët e fundit, por drejtuesit e klubit nuk duan ta rrezikojnë.
Sipas vipsport, klubi kuqezi i ka dërguar një shkresë zyrtare federatës ku i kërkon shtyrjen e këtij takimi për dy ditë më pas. Nga FSHF nuk ka ende një përgjigje, por me shumë gjasa nuk do të shtyhet kjo ndeshje.