Kreu I Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Liga Profesioniste do të takohen sot paradite në ambientet e stadiumit “Air Albania”, aty ku do të diskutohet për nisjen e sezonit dhe zgjidhjen për katër kërkesat që sporti I ka dërguar Qeverisë. Pas takimit mes Armand Dukës dhe kryeministrit Rama, ka një dritë në fund të tunelit.
FSHF ka ndërmarrë hapin e radhës, me futbollin që duket në prag. Qeveria e Futbollit ka kërkuar kontratat e arbitrave të firmosura për sezonin e ri, me “xhaketat e zeza” që po përgatiten për nisjen e futbollit. Kështu, një tjetër detaj e afron nisjen e futbollit në Shqipëri qysh këtë javë.