Ditën e djeshme FSHF nëpërmjet Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve vendosi pezullimin e shqyrtimit të çështjes Kale mes tij dhe Kukësit, duke arsyetuar se më parë duhet të shprehet FIFA.
Por në fakt kjo nuk do të jetë e mundur pasi FIFA nuk mund të shprehet për një rast që ende nuk ka marr përgjigje nga istancat vendase. Në këtë mënyrë kërkesa që braziliani mund t’i ketë çuar qeverisë botërore të futbollit, rrezikon të mos pranohet për arsye procedurale.
Me gjasë FSHF vendosi të mos gjykonte këtë çështje për t’u mos u paragjykuar për vendimin e saj, por në fakt nga ana ligjore ajo është e detyruar të jap një përgjigje përfundimtare, përpara ndërhyrjes potenciale të UEFA-s apo FIFA-s. Kale kërkon largimin nga Kukësi dhe firmosjen me Flamurtarin, ndërkohë Kukësi pretendon se lojtari është nën-kontratë me verilindorët.