Coronavirus vijon të përhapet në Spanjë. Real Madrid ka bërë me dije pak më parë se lojtari Toni Kroos është izoluar në banesën e tij, pasi ka qënë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv. Në këto kushte, Klubi i ka kërkuar lojtarit që menjëherë të kryejë testin, me rezultatet që thonë se ai personalisht nuk është një mbartës i virusit.
“Real Madrid C. F. raporton se lojtari ynë Toni Kroos aktualisht është në izolim pasi ka qenë në kontakt me një person i cili ka rezultuar pozitiv për COVID-19, edhe të gjitha testet e kryera mbi lojtarin e nxjerrin negativ” – shkruan Klubi.