Goditja e parë iu dha Skënderbeut në verën e vitit 2016, ndërkohë që shumë ndeshje të tjera janë cilësuar si të dyshuara nga raportet e FEDERBET. Skuadrat shqiptare janë duke kaluar një periudhë prove përsa i përket besueshmërisë. Nëse disa vite më parë, miqësoret e janarit ishin një mundësi për të bërë para në të zezë, tani klubet e Superligës nuk e kanë më në plan diçka të tillë. Kanë mësuar të mendojnë ndryshe.
Janari me miqësoret e projektuara do të shërbejë për të servirur në vitrinë lojtarë të talentuar dhe besuar që mund të realizohen transferime me shifra të majme. Kjo është strategjia që klubet e Superligës kanë projektuar për të mos trukuar më ndeshjet miqësore. /Newsport.al/