Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës ka nisur të prodhoj kapitujt e parë në një javë që parashikohet të jetë e nxehtë. Burime për newsport.al bëjnë të ditur se pritet të ketë ndryshime përsa i përket ndarjes së stadiumit “Selman Stermasi”. Nisur nga disa incidente që ndodhën në derbin e fundit Tirana – Partizani, policia e kryeqytetit ka kërkuar që tribuna të mos ndahen më rrëmujshëm. Tifozët e Partizanit duhet të qëndrojnë në sektorët A dhe H, ndërsa ata të Tiranës B dhe C. Në këtë mënyrë nuk bëhet më e rremujshme më një sektor të kuq, një bardheblu e më pas sërish të kuq dhe bardheblu.
Policia e Tiranës mësohet të ketë përcaktuar në axhendë një takim me krerët e dy klubeve, përfaqësues të FSHF-së dhe kompanisë që merret me sigurinë në stadium. Gjithashtu do t’u kërkohet një takim edhe përfaqësuesve të tifozerisë së kuqe ndërkohë që tifozët e Tiranës vijojnë bojkotin në shenjë proteste kundër presidentit Halili.
Tribuna H1, H2, A1, A2 pritet të jenë për tifozët e kuq, Tribuna B1, B2, C1, C2 për ata bardheblu