Sulmuesi i Shqipërisë Sokol Cikalleshi e nis takimin e sotëm në kampionatin turk ndaj Erzurumit nga stoli. 28-vjeçari ka lënë pas dëmtimin, që e pësoi në sfidën e 4 marsit ndaj Alaniasporit (3-1) dhe frika e një dëmtimi tjetër e ka detyruar teknikun e tij ta lërë sërish në stol.
Cikalleshi ka vuajtur shumë dëmtime në dy sezonet e fundit në Turqi. Ai u transferua në janar të 2019 nga Osmanlispori te Akhisarspori. Në 10 takime ai shënoi 3 gola (1 në kampionat dhe 2 në kupë) duke dhënë shenja se do të arrinte formën më të mirë. Por, dëmtimi në 4 mars e detyroi të humbiste dhe ftesën në Kombëtare për ndeshjet eliminatore ndaj Turqisë dhe Andorrës.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.