Juventus-Inter është supersfida e javës në Serie A. Takimi I cili do të luhet ditën e diel në orën 20:45 dhe nuk do të anullohet nga “coronavirus”. Këtë javë u anulluan 4 ndeshje të Serie A për shkak të virusit në zonën e Lombardisë, por derbi i Italisë nuk do të anullohet. Kjo për shkak të kalendarit të ngjeshur dhe Europianit në prag nuk do të shtyhet dhe ideja më e re është sfida tifozë.
Presidenti i Lega Serie A I ka propuzuar kryeministrit italian që kjo ndeshje të luhet pa tifozë për shkak të frikës nga “coronavirus”. Nuk është marrë ende një vendim zyrtar, por me shumë mundësi Juventus-Inter do të luhet pa tifozë.