Sporti nuk mund kurrsesi të jetë i ndarë nga politika, me gjithë përpjekjet e fundit nga organizmat më të lartë që drejtojnë sot futbollin në botë. Ngjarjet e fundit të kombëtares turke, duke festuar me nderim ushtarak në mbështetje të një konflikti që Turqia ka ndërrmarë ndaj kurdëve në Siri, apo edhe thirrjet raciste të bullgarëve ndaj Anglisë në Sofie; kanë vendosur drejtuesit e UEFA-s në një gjendje të vështirë.
Eshtë gazetari i njohur Ardit Rada që ironizon vendimin e Francës për bllokimin e negociatave të Shqipërisë për antarësimin në familjen Europiane. Ai e lidh këtë situatën politike edhe me mossaktësinë e vendosjes së himnit shqiptar në Paris, pikërisht pak javë më parë në ndeshjen kundër “gjelave”, në kuadër të kualifikueseve EURO 2020. Shqipëria u mposht 4-1 në atë takim, që veç rezultatit bëri bujë për vendosjen e himnit të gabuar për ekipin tonë, apo edhe spikerin që kërkoi falje për “tifozët dhe lojtarët e Armenisë”.
Postimi i plotë i gazetarit: