Derbi i Kategorisë së Dytë mes Butrintit dhe Delvinës luhet “me tifozë”. Edhe pse jashtë stadiumit, publiku duket grumbull dhe pa asnjë masë distancimi nga njëri-tjetri, kjo për të shmangur infektimin me Covid-19. Sfida që mori jetë sot në 13:30 është historike për zonën, me vendasit që kryesojnë grupin B në të Dytën.
Pak javë më parë, pamjet e shembjes së një tarrace të mbushur me njerëz në Sarandë bënë xhirron e mediave, teksa shumë tifozë morën lëndime të lehta.
Tanimë sërish vijon të ndiqet e njëjta skemë, me stadiumet që janë bosh prej situatës së pandemisë. Teksa rregullat janë të qarta, në Sarandë dhe qytete të tjera nuk duan t’ja dinë, duke rrezikuar jetën për të qenë pranë skuadrës së tyre të zemrës.