Mesfushori kosovar Granit Xhaka duket se po i shijon shumë pushimet e tij pranë familjes në Kosovë. Ai ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram teksa është nën shoqërinë e familjarëve të tij në një bar në Prishtinë.
Xhaka këtë sezon është transferuar tek klubi i njohur anglez i Arsenalit, ndërsa sezonin e kaluar luante me Borusian e Mynshengladbahut. Ai luan gjithashtu për kombëtaren e Zvicrës.