Arsenali është rikthyer në pistën Alexandre Lacazette.
Mediet e huaja raportojnë se skuadra e Arsene Wenger, i ka bërë një ofertë prej 50 milionë euro Lyonit, për sulmuesin Lacazette.
Londinezët duket se kanë hequr dorë nga Kylian Mbappe, prej çmimit të lartë të vendosur nga Monaco.
Për Lacazetten, Arsenali ka kohë që është i interesuar, dhe tani i ka ofruar Lyonit 50 milionë euro.
Në tre edicionet e fundit në Francë, 26 vjeçari ka shënuar 20 e më shumë gola.