Kombëtarja e volejbollit për meshkuj luan të martën më 24 maj, ndeshjen e vlefshme për Ligën e Argjendtë përballë Rumanisë. Kjo sfidë është e grupit B dhe fillon prej orës 19:00 në Parkun Olimpik “Feti Borova”.
Skuadrat tjera që marrin pjesë në këtë grup janë Bosnja Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Grupimi mbështetës i kombëtares “Tifozat Kuq e Zi ka njoftuar në rrjetet sociale pjesëmarrjen dhe ka ftuar tifozë të tjerë të marrin pjesë.
“Të dashur tifoza, ju njoftojmë që, ditën e martë do të jemi në shkallët e Parkut Olimpik “Feti Borova” në mbështetje të Kombëtares së Volejbollit. Kuqezinjtë do të ndeshen me ekipin e Rumanisë në kuadër të Ligës së Argjendtë (Silver League) në volejboll, grupi B. Ju mirëpresim dhe shpresojmë në fitoren e kuqezinjve”, shkruajnë Tifozët Kuq e Zi në rrjetet sociale.