Vllaznia ka nisur sot përgatitjet për ndeshjen e fundit të sezonit në Superligë, atë kundër Tiranës që do të luhet në Shkodër në fundjavë.
Një finale mbijetese mes dy skuadrave legjendare të futbollit shqiptar që pritet të dhurojë emocione të larta.
Shkodranët kanë nisur përgatitjet për këtë sfidë që do vendosë fatin e sezonit jo vetëm për Vllazninë, por edhe për Tiranën.
Lojtarët kuqeblu janë vendosur sot në urdhrat e trajnerit Armando Cungu duke u stërvitur në “Loro Boriçi”, ndërsa impenjimi i tyre ka qenë maksimal.