Moderatorja e ekranit, Viola Spiro ka postuar ditën e sotme në profilin e saj në instagram një foto. Bukuroshja shqiptare është me këngëtaren e mirënjohur amerikane Nicole Scherzinger, të cilat po shijojnë pushimet e tyre në të njëjtin vend. Spiro duket shumë e gëzuar teksa ka takuar këngëtaren me famë botërore, dhe në këtë mënyrë ka përfituar të bëjë një foto me të. Reagimi i Violës në komentin e saj është me një emoticons, që duket shumë e habitur se kë ka takuar, por njëkohësisht dhe e gëzuar.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.