Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak ditësh te Flamurtari i Kosovës.
Futbollisti malazez i kësaj skuadre, Simo Goranoviç është sulmuar nga tifozët e klubit kuqezi teksa po stërvitej me futbollistët tjerë.
Shkak për këtë është bërë një postim në profilin e mbrojtësit në facebook para ndeshjes së Ligës së Evropës ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit.
“Forca Serbia” ka shkruar Goranoviç për të mbështetur serbët, teksa kjo i ka kushtuar me sulm fizik.
Futbollisti ka konfirmuar sulmin dhe ndarjen me klubin nga kryeqyteti, por pa dashur të flasë më shumë, pasi thotë se është i shokuar me ngjarjen.