Ditën e shtunë në orën 14:00, Tirana do të luajë në ndeshjen e radhës në kampionat përballë Laçit, e vlefshme për javën e 17-të të Superligë.
Bardheblutë, në takimin e fundit që luajtën në “Selman Stermasi”, kanë mundur bindshëm Kastriotin dhe tashmë kërkojnë që të mbajnë të njëjtin ritëm, duke i kthyer ajo skuadër që në kampin bardheblu kërkojnë.
Kurbinasit për momentin nuk po kalojnë një situatë aspak të mirë, sepse është larguar trajneri Migen Memelli dhe në vend të tij ka ardhur Besnik Pranga. Gjithçka mbetet për t’u parë.