Tefik Osmani ishte një ndër protagonistët e ndeshjes së djeshme teksa u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë, moment që solli tensione në pankinën korçare.
Sot, shtatlarti i bardhekuqve të Korçës ka postuar një foto në llogarinë e tij në facebook ku tregon lojtarët korçarë të cilët përqafohen me njëri-tjetrin pas humbjes me Kukësin. Për këtë Osmani ironizon titullin kampion, por ndërkohë ndihet krenar dhe shkruan në diçiturën e fotos: “Disave ua dhanë, disa e fituan, por ju treguat kush jemi”, përfundon Osmani në diçiturën e tij.