Sot në ndeshjen miqësore mes Tiranës dhe Renovës takimi ka filluar me një minutë vonesë. Arsyeja ishte ndarja nga jeta ditën e djeshmë e Fatmir Frashërit, i cili ishte një legjendë e futbollit bardheblu dhe të atij shqiptar.
Për këtë të dyja skuadrat kanë mbajtur një minutë heshtje siç ndodh në këto raste zakonisht. Kujtojmë se lojtari i viteve 60-70 u nda nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë në moshën 78 vjeçare. Për ketë lajm këtë kobshëm kanë reaguar figurat më të njohura shqiptare.