Në javën e 9-të të Kategorisë së Parë Vllaznia është ndalur në Fushë – Krujë, duke u mundur nga Iliria me rezultatin 1-0. Në 9 ndeshjet e para kanë një humbje dhe një barazim, por përsëri skuadra e drejtuar nga Hasan Lika është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në elitë, pasi kryeson renditjen me 22 pikë, 4 më shumë se Erzeni i vendit të dytë.
Në një postim në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vllaznia tregon rezultatet e kampionatit të zhvilluar deri më tani. Mbetet për t’u parë nëse shkodranët do e ruajnë deri në fund kreun e klasifikimit.