Pas zyrtarizoi mbylljes e kontratës me ekipin e Kukësit, Vangjel Zguro i është bashkuar ish-ekipit të tij të Kamzës në darkën e shtruar për festat e fundvitit. Në një postim të klubit në Facebook, shihet dhe mbrojtësi 25-vjeçar bashkë me lojtarët e tjerë të Kamzës.
Nuk dihet nëse mes palëve ka patur kontakte për një rikthim të lojtarit me ekipin. Çdo gjë mbetet në kuadrin e dyshimit, pasi e ardhmja e Zguros do të mësohet në ditët në vijim.
Postimi i Kamzës
Mbrojtësi i majtë i Kukësit nuk arriti të zinte vend në formacionin bazë të verilindorëve 6 muaj pasi erdhi nga Kamza.